Një tjetër futbollist ka rënë pre e hajdutëve.
Vila e lojtarit të Milanit, Theo Hernandez, ka qenë objektivi i katër personave të maskuar dhe të armatosur, të cilët u ngjitën mbi gardhin e pronës së tij dhe grabitën shtëpinë, duke i marrë disa sende me vlerë dhe një shumë të majme parash.
None found
Lojtari francez nuk kishte shumë që ishte larguar nga shtëpia, ku grabitësit gjendën brenda pronës vetëm bshkëshorten e tij dhe djalin e vogël gjashtë muajsh, por thuhet se ishin edhe disa punonjës të shtëpisë.
Sipas informacioneve fillestare, grabitësit morën gruan e tij dhe e tërhoqën me forcë duke e detyruar të hapte kasafortën.
Hetimet i janë besuar karabinierëve, të kordinuara nga Prokurori Publik i Busto Arsizio, të cilët kanë mbledhur dëshminë e partneres së tij dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë. Thuhet se plani i grabitësve ka qenë i organizuar mirë, të cilët kanë pritur që Theo të dilte nga shtëpia dhe të gjendeshin brenda vetëm partnerja e tij dhe foshnja./ h.ll/albeu.com
Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj është shprehur se kryeministri “Edi Rama duhet të dorëhiqet” pasi sipas tij vendi po…
5 ditë nga zhdukja e 34-vjeçarit, Eglent Koçi, Policia e Tiranës ka një përgjigje. I riu dyshohet se është ekzekutuar…
Dashi Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi…
Mijëra protestues po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa shoferët e automjeteve janë solidarizuar me ta. Ata…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare nuk do tërhiqet nga investimi në Zvërnec, por paralajmëroi se do të sjellë…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mbajti një fjalim të fuqishëm gjatë ceremonisë së Absolventiadës në Universitet,…