Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi është dëmtuar gjatë një stërvitje me klubin e tij turk, Trabzonspor. Këta të fundit kanë bërë një njoftim zyrtar në rrjetet sociale teksa kanë njoftuar për gjendjen shëndetësore të tij.
Trabzonspor zbulon se 25-vjeçari është diagnostikuar me gjakderdhje dhe ënjtje në pjesën e sipërme të grupit të përparmë të muskujve të kofshës. Vlerësimet fillestare tregojnë se Muçi pritet të mungojë të paktën dy javë.
None found
“Pas një ekzaminimi dhe skanimi me rezonancë magnetike, pasi lojtari ynë Ernest Muçi përjetoi dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtë gjatë stërvitjes, u zbulua një hemorragji dhe edemë për shkak të tendosjes në pjesën e sipërme të grupit të muskujve të përparmë të kofshës. Ekipi ynë mjekësor ka filluar trajtimin për lojtarin tonë”, thuhet në njoftimin e Trabzonsporit.
Futbolcumuz Ernest Muçi’nin sağlık durumuyla ilgili açıklama.
Futbolcumuz Ernest Muçi’nin sağlık durumuyla ilgili açıklama
🔗 https://t.co/yYmsF6k2Kz pic.twitter.com/tmKaCeizAv
— Trabzonspor (@Trabzonspor) August 13, 2026
Gjatë kësaj kohe, ai do t’i nënshtrohet një programi individual trajtimi.
Kombëtarja shqiptare U-21 do të përballet sonte me Spanjën, në miqësoren e luksit e cila do të luhet prej orës…
Klubi katalunas, Barcelona pritet të largojë dy lojtarë gjatë dimëror, nëse ofertat janë të kënaqshme për bordin drejtues.Barcelona pritet të…
Gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh 31-vjeçarit Kristijan Koraboski, i cili dje u akuzua për tre vepra…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur në një resort skish pranë kufirit me Kinën, duke shijuar…
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se ka pranuar pagesa nga kompania GEN-I Beograd pasi mori detyrën…
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të…