Categories: sport

Hemorragji dhe edemë në muskul, Ernest Muçi rrezikon të humbasë ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren

Gjendja fizike e Ernest Muçit është kthyer në një çështje shqetësuese për Trabzonsporin. Ahmet Besir, drejtuesi i stafit mjekësor të klubit nga qyteti i Trabzonit, ka bërë të ditur diagnozën konkrete të sulmuesit shqiptar.

Të lidhura

None found

Sipas Besir, Muçi iu nënshtrua kontrolleve të detajuara pasi gjatë stërvitjes kishte raportuar dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtë. Ekzaminimet evidentuan hemorragji dhe edemë, të shkaktuara nga tendosja në zonën e sipërme të grupit muskulor të pjesës së përparme të kofshës.

Ai konfirmoi gjithashtu se ekipi mjekësor i Trabzonsporit ka nisur menjëherë trajtimin e futbollistit. Në skenarin më të favorshëm, kur dëmtimi klasifikohet i gradës së parë, rikuperimi kërkon nga 1 deri në 3 javë.

Për dëmtimet e gradës së dytë, të shoqëruara me hemorragji dhe edemë, periudha e riaftësimit llogaritet nga 4 deri në 8 javë. Bazuar në përshkrimin e diagnozës, problemi i Muçit lidhet pikërisht me variantin e dytë, atë të hemorragjisë dhe edemës.

Në këto rrethana, duket shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që 25-vjeçari të jetë në dispozicion të Kombëtares për takimet e shtatorit. Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve, konkretisht në Ligën C, kundër Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 29 shtator.

të fundit

Përkushtimi i përditshëm i Bellinghamit te Real Madridi ka lënë pa fjalë Jose Mourinhon

Jose Mourinho ka mbetur i mahnitur nga qëndrimi dhe etika e punës së Jude Bellinghamit në qendrën stërvitore të Real…

3 minutes ago

Mungesa e kuorumit pengon mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, për shkak të mungesës…

6 minutes ago

Komisioni i Buxhetit nuk e mbështet ndarjen e 600 mijë eurove për memorialin e fëmijëve të vrarë në Kosovë

Me katër vota për, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Komisioni për Buxhet, nuk e ka mbështetur amendamentin e deputetes së…

6 minutes ago

Haradinaj: Shteti duhet t’ua sigurojë protezat invalidëve të luftës

Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e sotëm të komisionit, që vendosi të mos përkrahë amendamentin për ndarjen e 1 milion…

7 minutes ago

Familja e përjashtoi pasi u lidh me vëllain binjak të ish-bashkëshortit dhe pati një fëmijë me të

U dashurua me kunatin dhe bëri fëmijë me të, familja e përjashtoi — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

Skopje, the highest monthly salary reaches nearly 190,000 euros

Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e…

18 minutes ago