Ernest Muçi pritet të rikthehet së shpejti në fushën e lojës, pasi koha e rikuperimit të tij nuk duket e gjatë. Media turke “61saat” ka raportuar mbi gjendjen shëndetësore të sulmuesit shqiptar dhe afatin kur ai mund të jetë sërish në dispozicion të Trabzonsporit.
None found
Muçi mungoi në ndeshjen hapëse të Trabzonsporit kundër Kasimpasa, e cila përfundoi në barazimin 1-1. Që prej atij takimi, interesimi kryesor ka qenë rikthimi i tij dhe momenti kur do të mund të aktivizohet.
Sipas “61saat”, shqiptari nuk do të jetë i gatshëm për përballjen europiane ndaj Ferencvaros në kualifikueset e Europa League. Megjithatë, ai mund të përfshihet në listën e ekipit për duelin e së dielës kundër Basaksehir. Nisja e ndeshjes nga minuta e parë shihet e vështirë për shkak të dëmtimit, por Muçi mund të marrë minuta si zëvendësues.
Sulmuesi shqiptar kishte pësuar shqetësime në pjesën e përparme të kofshës së majtë, ku u konstatuan hemorragji dhe edemë. Stafi mjekësor e kishte vlerësuar periudhën e rikuperimit në të paktën 2 javë.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se ka pranuar pagesa nga kompania GEN-I Beograd pasi mori detyrën…
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitjen…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur në një resort skish pranë kufirit me Kinën, duke shijuar…
Manchester City duket se ka nisur të përgatitet për mundësinë e largimit të Erling Haalandit në fund të këtij sezoni,…
Një tjetër përpjekje diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë pritet të zhvillohet këtë javë, me administratën amerikane që…