Pamje virale nga ish-lojtari i Liverpool, trëmbet për “vdekje” nga një kalë policie (VIDEO)

Jamie Carragher pothuajse doli nga lëkura e tij pasi u tremb nga një kalë policie drejtpërdrejt në kamera.

Eksperti i “Sky Sports” po diskutonte shkarkimin e Thomas Tuchel nga Chelsea në kohën e incidentit.

Përballë kamerës, Carragher nuk e kishte idenë se dy kuaj policie po ecnin pas tij.

Carragher këceu nga frika në momentin ku kali kaloi pas tij, duke pare pas shpine i frikësuar. Tifozët e futbollit e panë reagimin e Carragher si gazmor dhe u tallën me ish-yllin e Liverpool.

Një person komentoi: “Ai mendoi se ishte Ronaldo”. Një referencë për portugezin që kundërshtoi Carragher për një shtrëngim duarsh disa javë më parë./h.ll/albeu.com