Pamje virale, Mbappe shtyn Messin dhe i kërkon Neymarit t’i jepte topin për penalltinë, braziliani refuzon (VIDEO)

Ditën e shtunë, PSG mposhti me rezultatin e thellë 5-2 ekipin e Montepellier.

Mbappe humbi një penallti në minutën e 23-të dhe 20 minuta më vonë, PSG fiton edhe një tjetër 11-metërsh. Neymar merr topin për të ekzekutuar penalltinë, por shihet Mbappe që vjen, shtyn me shpatull Messin sikur mos të ishte askushi dhe i thotë Neymarit “ma jep mua topin këtu”.

Pas një diskutimi të shpejtë, sulmuesi brazilian nuk pranon dhe e merr  vetë përsipër të shënojë. Shihet më pas që Mbappe nuk e priti mirë këtë gjë dhe largohet i nervozuar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.08.2022 10:24