Pak ditë nga nisja e Premier League, Haaland: Jam i uritur për gola

Supersulmuesi Erling Haaland ka folur në lidhje me aventuerën e re që kalon në Angli te Manchester City.

Futbollisti tregoi në Supërkupën e Anglisë se ende nuk është ambientuar plotësisht, por kjo sipas tij nuk do të paraqesë  probleme pasi do të vijë gradualisht.

“Jam një lojtari i uritur për gola. Jam një lojtar që jap 100% në çdo ndeshje dhe dëshiron të fitojë çdo ndeshje”, është shprehur norvegjezi.

Haaland erdhi me mjaft bujë te “citizens” gjatë kësaj merkatoje dhe pritshmëritë janë të mëdha./albeu.com


Shtuar 4.08.2022 17:41