Pak ditë nga finalja e Conference League, Rama shpërndan mesazhin e Mourinhos: Do të ishte bukur nëse Kumbulla ngre trofeun (VIDEO)

Teksa jemi pak ditë finales së madhe që do të zhvillohet në Tiranë për Romës dhe Feynoord, tekniku portugoz Jose Mourinho ka një mesazh për shqiptarët.

Videon e konferecës për mediat të Mourinhos e ka shpërndarë në “facebook” edhe kryeministri Edi Rama.

Në konferencë Mourihos shprehet së është kënaqësi dyfish për të sepse është në finale dhe do të vijë në Shqipëri, një nga vendet e pakta në Europë që ai nuk ka vizituar ende.

Ai u kërkon shqiptarëve të bëjnë tifo për Romën, pasi në organikën e tyre është edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.

“Finalja në Shqipëri për ne është kënaqësi, është kënaqësi për mua. Një kënaqësi dyfish. Kënaqësi që luaj në finale dhe kënaqësi që shkoj për herë të parë në një shtet të Europës ku nuk kam luajtur kurrë. Kënaqësi sepse kam edhe ndonjë mik në Tiranë në shoqërinë shqiptare dhe për Shqipërinë si vend. Mendoj se vende si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi.

Ajo që pres nga tifozët shqiptarë është që me Kumbullën nëse nuk luan Kumbullën ai është e vetmja pikë lidhëse e Shqipërisë me finale. Ata duhet të jenë nga kjo anë. Dhe natyrisht do të jetë bukur nëse Kumbulla ngre kupën”, shprehet ai.