sport

Ernest Muçi transferohet te Besiktasi

Klubi i madh turk, Besiktas ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi nga Legia Varshava.

Sulmuesi shqiptar ka bërë hapin e madh në karrierë pasi nga kampionati polak do të transferohet në njërin prej tri klubeve më të mëdha turke.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për Besiktasin, i cili ka konfirmuar transferimin e Muçit me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale.

“Mirë se vjen në Besiktas, Ernest Muçi!”, ka shkruar shkurtimisht faqja e klubit të madh turk.

Detaje tjera të transferimit nuk janë bërë publike, por 22-vjeçari shqiptar pritet të nënshkruaj për tri vite e gjysmë dhe do t’i kushtojë 10 milionë euro.

Te Besiktasi, Muçi do ta gjej yllin shqiptar të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica. /Telegrafi/

të fundit

Taylor Swift bëhet pjesë e Sallës së Famës së Këngëtarëve të Nashville-t dhe nderon qytetin ku nisi karriera e saj

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj, duke u pranuar zyrtarisht në…

5 minutes ago

Orët e Kane, Mbappés dhe Yamalit në ceremoninë e Topit të Artë kushtojnë rreth 1.48 milionë euro

Ceremonia e Topit të Artë 2026 nuk tërhoqi vëmendje vetëm për çmimet dhe yjet e futbollit, por edhe për orët…

9 minutes ago

Pretendime për incident në aeroport ndaj babait të Lamine Yamalit para udhëtimit drejt Londrës

Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë në një incident të dyshuar në aeroport, pak para…

21 minutes ago

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

29 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

33 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

33 minutes ago