Protesta e zhvilluar sot në Tiranë, ku u raportuan pamje të dhunës së ushtruar nga punonjës të policisë ndaj studentëve, ka sjellë edhe reagimin e mbrojtësit të Egnatias, Edison Ndreca.
None found
Futbollisti 32-vjeçar publikoi në Instagram një “story”, përmes së cilës shprehu qëndrimin e tij të fortë kundër ngjarjeve të ndodhura.
“Turp! Studentët kanë nevojë për arsim dhe dinjitet, jo për shkopinj gome. Pretendimet për dhunë policore ndaj tyre kërkojnë një reagim të menjëhershëm.
Çdo rast i përdorimit abuziv të forcës duhet të hetohet dhe çdo person përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi. Mbajtja e uniformës nuk i jep askujt të drejtën për të poshtëruar qytetarët!
Të rinjtë po kërkojnë mundësi për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Është e turpshme që shqetësimet e tyre të mbulohen nga përplasjet, frika dhe dhuna. Goditja e një personi të rrëzuar ose të neutralizuar nuk mund të justifikohet nga asnjë provokim. Asnjë urdhër nuk mund të përdoret si arsye për të mbuluar abuzimin!
Kërkohen pamje të plota, një hetim i pavarur dhe përgjegjësi konkrete. Deklaratat politike nuk janë të mjaftueshme! Duart larg studentëve! Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet!”, shkroi Ndreca.
Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Adem Jashari” 2026 do të organizohet më 15 nëntor në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë…
Pritet rritje e konsiderueshme e çmimit të ngrojes qendrore. Këtë e kërkojnë kompanitë që furnizojnë Shkupin me energji termike, por…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka theksuar se pas funksionalizimit të sistemit One Stop Shop me Republikën e…
Reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar bllokimin e rrugës Qafë Thore-Theth, në vendin e…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke…
Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 167-të të tubimeve kundër qeverisjes së…