Osman Mëziu transferohet te Dukagjini

Dukagjini ka afruar në skuadër sulmuesin anësor, Osman Mëziu i cili në gjashtë muajt e fundit luajti te Fushë Kosova.

Lojtari që pjesën më të madhe të karrierës së tij ka luajtur te Drenica, do të përforcojë fazën sulmuese te skuadra e Armend Dallkut.

“Osman Mëziu nënshkruan kontratë me klubin tonë. Futbollisti Mëziu sezonin vjeshtor ishte pjesë e klubit te Fushë Kosovës ku kishte arritur te realizoi dy gola dhe asistuar dy-herë tjera”.

“Osmani për shumë vite ishte aktivizuar ne klubin e vendlindjes tek Drenica”.

“Njëzetekatër vjeçari mund të aktivizohet në të gjitha pozitat sulmuese duke i ofruar kështu kryetrajnerit zt.Armend Dallkut edhe shumë alternativa ne fazën ofanzive”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dukagjini do ta fillojë stinorin pranveror nga pozita e gjashtë me 24 pikë. /Telegrafi


Shtuar 26.01.2024 11:00