Organikë e ngarkuar, Koeman i pakënaqur nga “tepricat”

Ronald Koeman pranoi në ndeshjen e mëparshme kundër Getafe se nuk është i kënaqur që do të ketë ketë një grup prej 31 ose 32 lojtarë me të cilët duhet të punojë. Sidoqoftë, përkundër përpjekjeve të klubit deri në frymën e fundit të merkatos për të zvogëluar ndjeshëm këtë numër të madh lojtarësh, teknikut holandez do t’i duhet të punojë pikërisht me grupin që ka në dispozicion.

Drejtuesit katalan provuan që të largonin nga ekipi lojtarë si Samuel Umtiti, Miralem Pjanic ose Álex Collado, por pa mundur dot. Në fakt lojtarë si Pjanic dhe Collado, u përpoqën të gjenin një tjetër alternative por as Juventusi dhe as Sheffield United nuk bën hapa konkretë për të siguruar shërbimet e futbollistëve. Rasti i Umtitisë, është një tjetër problem për katalanët.

As deklarata e Koemanit, që nënkuptonte se francezi nuk është në planet e tij, as bilbilët nga tribunat, nuk ishin argumente të mjaftueshme për të inkurajuar lojtarin të kërkojë një zgjidhje, i vetëdijshëm se asnjë skuadër nuk  do t’i paguajë 12 milionë euro që ai kërkon nga Barcelona.

Në çdo rast, me regjistrimin në ditën e fundit të mandatit të Agüero, Mingueza, Demir dhe Luuk De Jong, Barcelona ka zënë 25 vendet që kanë në ekipin e parë, kështu që nëse në merkaton e dimrit po kërkojnë ndonjë përforcim ata fillimisht do të mendojnë për largimet.


Shtuar 1.09.2021 14:57