Orë vendimtare për Interin, synon një mesfushor dhe portierin e njohur

48 orët e ardhshme, shkruan gazzetta.it, mund të jenë të rëndësishme për merkaton e Interit. Në fakt, pritet shumë shpejt mbyllja përfundimtare e marrëveshjes së Lazar Samardzicit me Udinesen, me drejtuesit që po punojnë për të përcaktuar detajet e marrëveshjes dhe kontratës.

Më pas një problem më vete është edhe çështja e portierit, me Interin që nuk ka ende pasuesin e Onanës apo edhe atë të Handanovic.

Emri më i përfolur mbetet ai i Yann Sommer (Bayern Munchen) dhe sipas mediave, klubi po punon për të vendosur “gardianin” e njohur  në dispozicion të Simone Inzaghit  të shtunën, kur rifillojnë stërvitjet në Appiano Gentile pas turneut japonez.


Shtuar 3.08.2023 16:31