Optimizëm te Barcelona për nënshkrimin me Azpilicueta-n, Chelsea “piketon” zëvendësuesin

Optimizëm maksimal nga Barcelona dhe nga vetë Cesat Azpilicueta, me nënshkrimin që duket se do të bëhet realitet në ditët në vijim.

Tashmë ka një predispozicion nga ana e Chelsea për të lënë spanjollin të largohet, i cili është sjellë shëmbullor si kapiten i “bluve”.

Gjithçka kalon përmes një nënshkrimi parapak të një zëvendësuesi të spanjollit të klubi i Londrës.

Objektivi është Josko Gvardiol, mbrojtësi kroat i Leipzig, është numri 1 në listën e Thomas Tuchel. Pas largimeve të Rudiger dhe Christensen, Chelsea ka transferuar vetëm Koulibaly dhe nevoja për të tjera nënshkrime në këtë repart është emergjente./albeu.com


Shtuar 19.07.2022 11:19