Onana apo Handanovic? Inzaghi flet para ndeshjes me Plzen

 

Ditën e nesërme Interi luan ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Champions League ndaj Plzen, një ndeshje ku 3 pikët janë detyrim.

Interi vjen pas humbjes me Bayrnin, ndërsa Plzen nga Barcelona.

Në konferencë për shtyp para kësaj ndeshjeje ka dalur Inzaghi dhe Skriniar. Tekniku është pyetur edhe për portën se kush do të nisë titullar mes Onanas dhe Handanovic.

Inzaghi është shprehur se e ka vendosur, por nuk dëshiron që ta thotë sot.

“Sa për portierin e kam vendosur, por për momentin nuk dua ta them. Lojtarët nuk e dinë ende spese kemi bërë vetëm një stërvitje. Sot në mëngjes punuam me video-t. Nesër do të kemi tekimin teknik dhe do të meret vesh”, është shprehur Inzaghi./albeu.com


Shtuar 12.09.2022 19:26