E ardhmja e sulmuesit spanjoll Dani Olmo ka qenë një temë diskutimi në botën e futbollit, veçanërisht me klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij me Leipzig.
Kjo shifër nuk paraqet ndonjë problem në tregun aktual të transferimeve dhe kjo ka bërë që shumë klube të mëdha të vihen pas tij.
None found
Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, Olmo po mendon seriozisht një transferim të mundshëm në Ligën Premier këtë verë, duke mos konsideruar rikthimin në vendlindje.
25-vjeçari po kërkon të hedhë hapin tjetër në karrierën e tij dhe të luajë në Ligën Premier do t’i jepte mundësinë të përballet me disa prej yjeve më të mirë në botë.
Chelsea, Man City, Tottenham Hotspur dhe Manchester United janë katër top skuadrat angleze që kanë shprehur interesim për transferimin e spanjollit.
Olmon e duan edhe dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona, por qëllimi i tij është të luaj në elitën e futbollit anglez.
Reprezentuesi spanjoll ka humbur 18 ndeshje këtë edicion shkaku i lëndimit, por në 22 sa i ka zhvilluar në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…