Në një takim të nivelit të lartë ushtarak me NATO-n, Serbia ka përsëritur se vijon të mos e njohë Republikën e Kosovës.
Në Beograd, ushtruesi i detyrës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Tiosav Jankoviq, është takuar me admiralin amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), dhe ka insistuar se Beogradi e konsideron KFOR-in si formacionin e vetëm ushtarak legjitim në Kosovë.
None found
Sipas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, gjenerali Jankoviq theksoi në veçanti se, në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, Republika e Serbisë vazhdon ta shohë KFOR-in si formacionin e vetëm legjitim të armatosur në Kosovë.
Jankoviq ka shprehur pritshmërinë që komanda e NATO-s në Napoli, duke marrë parasysh kompetencat e saj, të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për krijimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë për qytetarët e nacionalitetit serb.
Në komunikatë thuhet se në takim u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s nga Napoli, si dhe për situatën aktuale të sigurisë në rajon, me theks të veçantë te gjendja në Kosovë, duke qenë se Forcat Ndërkombëtare të Sigurisë në Kosovë janë nën përgjegjësinë e kësaj komande.
Ministria serbe e Mbrojtjes bën të ditur se bashkëpunimi ndërmjet ushtrisë së Serbisë dhe NATO-s është vlerësuar nga të dyja palët si konstruktiv dhe profesional.
Megjithatë, në komunikatën e publikuar nga Beogradi nuk është përfshirë asnjë deklaratë e admiralit Wikoff lidhur me pretendimet që pala serbe ka shprehur për Kosovën.
Në fshatin Negroc të Drenasit po përurohet sot lapidari i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në ceremoninë e…
Ministria e Financave bën të ditur se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë…
Ka ndërruar jetë sot më 26 nëntor mjeku i njohur Ylli Ziçishti. Ai ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste…
Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka shpallur fajtor kryebashkiakun e Vaut të…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj raportimeve mediatike për zjarrin në nënstacionin Kosova B, duke sqaruar se incidenti…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kritikuar pushtetin për, siç tha, mospërputhje mes deklarimeve patriotike dhe veprimeve ndaj veteranëve të…