Ofertat më të çmendura në Arabinë Saudite: 4000 euro dhe shtëpi për të luajtur në Kategorinë e Tretë, 5 milionë për trajner

“Kërkohen lojtarë për divizionin e tretë të Arabisë Saudite. Paga: nga 3000 deri në 4000 euro plus shtëpia”. Kështu nis një nga ofertat më të çuditshme në një treg të ri që e ka kthyer përmbys sportin e bukur.

Hyrja e Arabisë Saudite në botën e futbollit, e shoqëruar me një investim stratosferik parash, synon të ndryshojë rendin e vendosur ndërkohë që ata përpiqen ta bëjnë futbollin e tyre të barabartë me atë të pesë fuqive të mëdha botërore.

Edhe pse fillimisht objektivi ishte kapja e lojtarëve të mirë që po përfundonin kontratën dhe ishin në muzg të karrierës së tyre, oferta që tronditi themelet e ‘FutbolJobs’ ka shërbyer për të ndryshuar kursin: synimi i sauditëve është të rimodelojnë të gjithë strukturën e sistemit të tyre të futbollit dhe të krijojnë një bazë me lojtarë evropianë.

Vendi arab tregon edhe një herë se paratë janë shtysa kryesore për të tërhequr futbollistët… por vështrimi i tij nuk do të ishte më vetëm tek emrat e mëdhenj.

Kështu, gazeta Marca ka biseduar me Valentin Botella Nicolas, drejtor i FutbolJobs, për të analizuar sa më mirë hyrjen e Arabisë Saudite në botën e futbollit falë një platforme që ata krijuan në vitin 2013 për të lidhur drejtpërdrejt përdorues të ndryshëm në botën e futbollit.

“Ka disa muaj që kemi marrë një numër të madh ofertash që vinin nga Arabia Saudite, të të gjitha kategorive dhe niveleve”, nis ai rrëfimin para se të flasë për ofertën që ndryshoi gjithçka.

“Ishte një ofertë që e bëmë në qershor dhe u bë virale disa javë më vonë. E vërteta është se reagimet që kishim ishin dërrmuese. Ju mund të numëroni mijëra ndërveprime të përditshme, me email, rrjete sociale dhe WhatsApp duke kërkuar informacion për këtë”.

“Oferta është konkrete. Në atë moment, ne kuptuam që ky treg ishte tashmë një realitet dhe njerëzit e futbollit verifikuan që kërkesa nuk ishte vetëm për yje të mëdhenj”, ka thënë Valentin Botella Nicolas.

Oferta që ndryshoi gjithçka

Oferta, e cila u klasifikua si urgjente në platformë, u caktua midis 3000 dhe 4000 euro plus shumën e një shtëpie për të banuar, shpenzim fiks që përballohej nga klubi.

Përveç kësaj, ata specifikojnë repartet në fushën e lojës që kërkojnë më së shumti: sulmues, anësor i majtë, anësor i djathtë, mesfushori kreativ, mesfushor me tipare mbrojtëse dhe qendërmbrojtës. Nga ky propozim përjashtohen portierët.

Dhe për të vlerësuar ofertën duhet të kemi parasysh se në divizionin e tretë në futbollin spanjoll, paga minimale është 35.000 euro, e cila nuk do të arrinte në 3.000 në muaj (2.916 euro/muaj më saktë) e ndarë në 12 muajt e vitit.

Kjo shifër, është ajo që do të fitonte një futbollist që luan për një ekip që fiton më shumë se 500,000 euro për të drejtat televizive . Pra, në realitet shifrat janë shumë më të vogla.

“E rëndësishme është të theksojmë se ne nuk jemi përfaqësues dhe as nuk tarifojmë për transaksionin apo nënshkrimin. Të ardhurat tona vijnë nga abonentët tanë, më shumë se 3000 në mbarë botën”.

“Ne nuk lëvizim lojtarë, ne ofrojmë vetëm një platformë për futbollist, fizioteknik. …pavarësisht nëse ke përfaqësues apo jo, mund të takohesh dhe të ndërveprosh me klubet që duhet të mbulojnë një profil të caktuar”, shton Nicolas.

Kështu, platforma ‘zotëron’ edhe ofertën e ëndrrave të punës “Pesë milionë për të stërvitur në Arabi” , e cila përfundoi duke u bërë oferta më e madhe që i është bërë FutbolJobs në 10 vitet e ekzistencës së saj.

5 milionë për një staf të tërë stërvitor që përfundoi me fluturim dhe sapo arritën të gjenin profilin e kërkuar… lidhja u zhduk. Dhe një nga kërkesat thelbësore është të jesh lojtar/trajner i lirë dhe të jesh gati për t’u bashkuar menjëherë. /Telegrafi/


Shtuar 9.01.2024 20:05