Pas fitores minimaliste 1-0 të Tiranës ndaj Vllaznisë në stadiumin e Kukësit gjakrat mes tifozëve mesa duket janë nxehur keq.
Pas përfundimit të ndeshjes për javën e tetë të Superligës Ultrasit e dy ekipeve kanë vendosur të shpalosin “show” dhune në Reps.
Mësohet se rrugës për në kthim, Ultrasit kanë krijuar skena të dhunës duke përdorur sende të forta kundrejt njëri-tjetrit.
Nuk dihet nese ka të lënduar dhe nëse do merren masa ose ndëshkim ndaj tyre per incidentin e krijuar.