Armando Broja është një moment fantastik të karrierës teksa ka shpërthyer në Premier League me skuadrën e Southampton.
20-vjeçari shqiptar së fundmi pësoi një dëmtim në Kupën e Mbretëresësh ku “Shenjtorët” arritën të kualifikoheshin më tej.
Trajneri austriak i Southampton, Rafl Hasenhutëll, ka deklaruar për mediat se Broja nuk është stërvitur dy ditët e fundit, por gjendja e tij do të shikohet edhe sot dhe ka gjasa që ai të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Tottenham që do të zhvillohet nesër.
“Ai nuk u stërvit dje dhe as të dielën. Ne do të vlerësojmë gjendjen e tij sot. Është e mundur që ai të jetë në dispozicion nesër, por gjithsesi ende nuk e dimë.
Ne duam t’i japim atij kohë për t’u rikuperuar dhe le të shohim se çfarë përgjigje do të na japë stafi mjekësor”, përfundoi trajneri i Southamptonit. /albeu.com