Nuk ndryshojnë as me dy shqiptarë në ekip, tifozët e Spartës së Pragës: ‘Kosova është zemra e Serbisë’

Sparta e Pragës, ekipi ku luan Indrit Tuci dhe Qazim Laçi, ka zhvilluar të shtunën një ndeshje miqësore me Kopenhagen.

Me atë rast, tifozët vendas vendosën dhjetëra flamuj në tribunë me sloganet “Kosova është zemra e Serbisë”, “Jo dorëzim”…

Nuk është hera e parë që tifozët e këtij klubi përgatitin një aksion të ngjashëm. Në 2017, gjatë një ndeshje kundër Zvezdës, tifozët e Spartës kënduan këngë për Kosovën dhe Serbinë. /Sport Ekspres/


Shtuar 22.01.2024 15:38