Nuk ndalet PSG, gati të “lajë në ar” Sadio Mane-n

Një objektiv i ri ka dalë në treg për gjigandët fracezë të PSG-së, Sadio Mane. Sipas Bild, skuadrës së Bayernit i është bashkuar në garë për senegalezin edhe klubi francez.

Sipas prestigjozes gjermane, “bavarezët” janë gati t’i ofrojnë një kontratë prej 20 milion eurosh në sezon, por parisionët janë gati të ofrojnë më shumë.

Megjithatë, lojtari i Liverpool-it preferon të nënshkruajë me Bayernin pasi aty me largimin e Lewandowskit do të ishte ylli i skuadrës, ndërsa në Paris do të ishte një nga të shumtët.

Ky lajm është një lehtësim për Hasan Salihamidzic, i kritikuar shumë kohët e fundit  për merkato e klubit. Përveç kësaj, sipas të njëjtave informacioneve, Liverpool është i gatshëm të negociojë nga 35 milion euro dhe Bayerni pritet që shumë shpejt të fillojë negociata./albeu.com