Ish-legjenda e Barcelonës, Rafael Marquez, ka thënë se është i gatshëm të bëjë një hap para dhe të zëvendësojë Xavin si trajner i klubit.
Marquez momentalisht është në krye të Barca Atletic pasi u rikthye në Kataloni gjatë vitit 2022.
None found
Mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka raportuar se ish-mbrojtësi nuk është momentalisht në listën e ngushtë të kandidatëve nga Barcelona për të zëvendësuar Xavin.
Sidoqoftë, meksikani nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të marrë timonin e klubit në rast se një ofertë e tillë vjen në drejtim të tij.
“Është një turp që ekipi pësoi këtë humbje. Unë mendoj se bordi do të ketë punë për të menduar gjithashtu, mes kësaj periudhe dhe fundit të sezonit, të vendosin për cilin trajner, është në duart e tyre”, ka thënë Marquez.
“Unë do të vazhdojë të përgatitem, natyrisht, unë jam shumë i lumtur me punën që jam duke bërë së bashku me djemtë”, vazhdoi ai.
Ndërkohë kur pyet për mundësinë e zëvendësimit të Xavit, ai nuk hezitoi për të thënë se të gjithë do të donin ta kishin këtë fat.
“Kush nuk do të donte, apo jo? Por gjëja më e rëndësishme është të vazhdosh të përgatitesh për shkak se është sezoni im i dytë si trajner këtu, të përgatitem për atë mundësi”, u shpreh Marquez.
“Ju nuk mund t’i thuani jo një mundësie si kjo. Dhe nëse vjen, unë do të mundohem të jem në dispozicion dhe të bëjë më të mirën”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Yan Diomande ka vendosur që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë Paris Saint-Germain, nëse largohet nga Leipzigu gjatë këtij…
Bilanci i jetëve të humbura nga dy tërmetet e forta me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter që goditën…
Tiranë prej 29 ditësh është e përfshirë nga protesta. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministri. Kësaj proteste iu bashkua sit edhe…
Tre zjarrfikës vdiqën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur të shtunën gjatë përpjekjeve për të përballuar zjarret masive në…
Prej orëve të para të mëngjesit, dy turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë. Në përpjekjet…
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi sot se asnjë shtet apo strukturë tjetër, përveç Iranit, nuk mban përgjegjësi…