sport

Flick i gatshëm për të zëvendësuar Xavin te Barcelona

Situata menaxheriale e Barcelonës ka qenë objekt spekulimesh që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga posti i trajnerit në fund të sezonit.

Drejtuesit e klubit katalunas besohet se nuk do të nxitojnë të marrin një vendim, megjithëse ka pasur shumë zhurmë gjatë dy javëve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Të lidhura

None found

Trajneri i Barça Atletic, Rafael Marquez, dhe ai i Bolognas, Thiago Motta, kanë qenë të dy të lidhur me këtë pozitë, megjithëse siç ka thënë Fabrizio Romano për “Caught Offside” në rubrikën e tij ekskluzive, asnjëri nuk është në linjë për të qenë një kandidat serioz.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Antonio Conten, për të cilin u raportua se i është ofruar Barcelonës ditët e fundit.

“Më është thënë se nuk është e vërtetë që Antonio Conte i është ofruar klubit si kandidat për të qenë trajneri i tyre i ardhshëm. Për momentin nuk ka asgjë mes Contes dhe Barçës, gjithçka është e qetë. E njëjta gjë është e vërtetë me Thiago Mottan, ai do të qëndrojë në Itali dhe do të punojë në Itali sezonin e ardhshëm. Është gjithashtu plotësisht situatë e qetë me Rafael Marquez”, njoftoi eksperti italian.

Romano shkroi gjithashtu për spekulimet e vazhdueshme rreth Hansi Flick, i cili është shfaqur si një pretendent kryesor për të zëvendësuar Xavin.

“Për Hansi Flick më është thënë se do të ishte shumë i lumtur të vinte te Barça, ai është super i hapur ndaj kësaj mundësie. Por, varet nga Barça – Laporta dhe Deco duhet të vendosin se kush është trajneri që duan, dhe në momentin që ata nuk kanë marrë një vendim, do të kalojë ende pak kohë derisa të njohim trajnerin e ri të Barçës”, u shpreh Fabrizio Romano. /Gazeta Express/

të fundit

Pas dënimit të djeshëm të krerëve të UÇK-së, gjyqtari Smith hap procedurën për kompensimin e viktimave

Kreu i Trupit Gjykues, Charles L Smith, ka marrë vendim përmes të cilit nisin procedurat për kompenzimin e viktimave në…

4 minutes ago

Yakin flet për Xhakën, Jasharin dhe Bislimin, ndërsa i dërgon mesazh edhe Avdullahut

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për një numër çështjesh gjatë konferencës për media të mbajtur të enjten, ku…

11 minutes ago

Çiljeta Xhilaga rrëfen detaje nga jeta private: Kam menduar…

Artistja e njohur  Çiljeta Xhilaga, në nje interviste televizive, ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj private dhe…

13 minutes ago

Andonovski pret miratimin e strategjisë për inteligjencën artificiale deri në fund të vitit

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që strategjia kombëtare për inteligjencën artificiale të miratohet deri në fund të vitit.…

15 minutes ago

Barcelona humbet Joan Garcian për tri javë pas dëmtimit në menisk

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pritet të mungojë për rreth tri javë pasi ka pësuar një lëndim në meniskun e…

23 minutes ago

Spiropali pas vendimit të Hagës: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen institucionalisht në mbrojtje të së drejtës historike

Elisa Spiropali, reagoi gjatë seancës plenare për vendimin e marrë një ditë më parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës…

27 minutes ago