Barcelona ka ngecur në shtëpi ndaj Alaves me një barazim 1-1.
Tekniku provizor Sergi e ka nisur ndeshjen e tij të parë në stolin e barcelonës me një barazim.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me shumë pak raste nga të dyja palët.
Në fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 49’ sulmuesi holandez Depay realizoi një supergol duke zhbllokuar sfidën.
Por ky gëzim nuk zgjati shumë sepse pas 3 minutash Alaves barazoi rezultatin me Rioja.
Barcelona me ktë barazim rënditet në vendin e nëntë me 16 pikë të grumbulluara deri më tani./albeu.com