sport

Nuk kanë fund telashet për futbollistin izraelit, tani arrestohet nga autoritetet turke

Sagiv Jehezkel është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Turqisë pasi bëri një festim skandaloz pasi shënoi gol në ndeshjen Antalyaspor – Trabzonspor.

Futbollisti izraelit realizoi golin e barazimit në minutën e 68-të, derisa bëri një festim skandaloz duke shkruar në fashën e dorës flamurin e Izraelit si dhe 100 ditë duke shkruar datën e fillimit të sulmeve.

Autoritetet turke kanë arreston futbollistin izraelit Sagiv Jehezkel, të klubit të futbollit, Antalyaspor.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha të dielën në mbrëmje se shtetasi izraelit po hetohet lidhur me akuzat e mundshme për “nxitje të hapur të publikut për urrejtje dhe armiqësi”. Përmes një postimi në X – që më herët njihej si Twitter, Tunc tha se Jehezkel ishte përfshirë “në një gjest të shëmtuar në mbështetje të masakrës izraelite në Gazë”.

Pasi shënoi golin e barazimit kundër klubit Trabzonspor, futbollisti 28-vjeçar shfaqi një fashë të lidhur në kyçin e dorës ku shkruhej se janë bërë 100 ditë që kur pengjet u rrëmbyen më 7 tetor.

Ky gjest u vlerësua si provokues në Turq, ku ka një kundërshtim të madh të publikut me veprimet ushtarake të Izraelit në Gazë dhe ku ka mbështetje të madhe për palestinezët.

Klubi Antalyaspor e ka pezulluar Jehezkelin nga ekipi dhe njoftoi se po bisedohet me avokatët e klubit për të shkëputur kontratën me futbollistin izraelit.

Pas festës së Jehezkelit, tifozët turq kanë ngritur zërin me mesazhin se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe kanë kërkuar që lojtari izraelit të depërtohet nga Turqia. /Telegrafi/

të fundit

Antero Lopes caktohet drejtues i ri i EULEX-it nga BE-ja

Këshilli Evropian emëroi portugezin Antero Lopes shef të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX. Ai…

2 minutes ago

Juela Nikolli publikon foton me nënën dhe i bën dedikimin më të ëmbël në ditëlindjen e saj të 63-të

Nëna e këngëtares Juela Nikolli ka festuar ditëlindjen dhe kjo e fundit nuk ka nguruar që t’i bëjë një urim…

2 minutes ago

Gjyqësori në veri, në pritje të rikthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Në Qendrën për Energji Qytetare (CEC) në Mitrovicën e Veriut u mbajt të enjten konferenca "Gjyqësori në veri të Kosovës:…

2 minutes ago

Dy mjekëve të dyshuar për ryshfet u hiqet masa e arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dy mjekëve me inicialet V.R. dhe E.S., të cilët…

3 minutes ago

Çfarë simbolizon vendi ku u takuan Princi Harry dhe Mbreti Charles për marrëdhëniet në familjen mbretërore

Takimi i fundit mes Princit Harry dhe Mbretit Charles III në Highgrove House ka ngjallur interes të madh, jo vetëm…

4 minutes ago

Deklarata e ministres serbe, Rama: Shqipëria reagoi si shtet, nuk kthehemi në kor histerik për çdo çyryk në Beograd

Kryeministri Edi Rama për mes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratat e shumta që janë bërë ku…

9 minutes ago