sport

Shkaktoi trazira me veprimin e tij, Turqia po deporton lojtarin izraelit

Një futbollist izraelit po përballet me ndjekjen penale në Turqi dhe largimin nga klubi i tij për solidaritet me viktimat nga Hamasi të 7 tetorit gjatë festimit të golit të tij.

Lojtari i Antalyaspor, Sagiv Jehezkel ngriti një dorë të lidhur me fashë, aty ku thuhej: “100 ditë. 7/10”, duke iu referuar 100 ditëve që kur Hamasi nisi sulmet vdekjeprurëse në Izraelin jugor, duke vrarë të paktën 1,300 njerëz. Rreth 240 njerëz u kthyen gjithashtu në Gaza si pengje, me rreth 132 prej tyre që ende nuk dihet fati i tyre.

Të lidhura

None found

Turqia ka akuzuar Jehezkelin për mbështetjen e “masakrës së Izraelit në Gaza”. Lojtari, i cili po hetohet për “nxitje publike të popullatës për urrejtje dhe armiqësi”, u ndalua përpara se të lirohej në pritje të një gjyqi të hënën.

Sipas gazetës lokale DHA, Jehezkel dha një deklaratë ku pretendonte se nuk ishte “pro-luftës”.

“Unë nuk jam një person pro luftës… ka ushtarë izraelitë të kapur në Gaza. Unë jam dikush që besoj se kjo periudhë 100-ditore duhet të përfundojë tani. Unë dua që lufta të përfundojë”, ka thënë ai.

Megjithatë, Yilmaz Tunc, Ministri i Drejtësisë i Turqisë, tha se një hetim ishte nisur për shkak të “veprimit të shëmtuar të lojtarit në mbështetje të masakrës së Izraelit në Gaza”.

Ndërkohë, Jehezkel është suspenduar nga klubi i tij për veprim “kundër vlerave kombëtare të vendit tonë”.

Madje, Globe Eye Neës ka pohuar se Turqia ka vendosur të deportojë Jehezkel. /Telegrafi/

të fundit

New Complaint Filed with SPAK Against Former Deputy Prime Minister / Adriana Kalaja: Belinda Balluku and Petrit Malaj Implicated in Bankers’ €123 Million Case

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka deklaruar se ka depozituar dy kallëzime penale në SPAK…

18 seconds ago

Greta’s Interview Sparks Online Debate: Selin Takes a Swipe at Brikena?

Pas paraqitjes së Greta Kazazit në rubrikën “Kaq” të emisionit “Top Arena”, ku u intervistua nga Brikena Selmani, në rrjetet…

34 seconds ago

Former Democratic Party MP reveals behind-the-scenes details of party elections: The race was deliberately opened only to remove Luçiano Boçi as vice-chairman

Ish-deputeti demokrat Muslim Murrizi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për postet drejtuese në Partinë Demokratike, ku u rikonfirmua Flamur…

45 seconds ago

Massive Fire in Fontainebleau Forest, 18-Year-Old Volunteer Firefighter Investigated for Starting Blaze

Autoritetet franceze kanë nisur hetim formal ndaj një zjarrfikësi vullnetar 18-vjeçar, i cili dyshohet se qëndron pas zjarrit të madh…

57 seconds ago

Massive Fire Near Zaragoza Engulfs More Than 45,000 Hectares

Mbi 45 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar nga një zjarr i madh që ka shpërthyer në Ores, pranë Zaragozës, në…

1 minute ago

Vita Demands Transparency Over Milk Tests, Ministry Clarifies Report Deadline

Qumështorja Vita ka kërkuar sërish publikimin e rezultateve të analizave të mostrave të qumështit, duke akuzuar Ministrinë e Bujqësisë dhe…

2 minutes ago