Nuk kanë fund largimet nga “Kuqeblutë” e Vllaznisë. Pas tre lojtarëve, Konstantin Cheshmedjiev, Darko Dodev e Redon Dragoshi, tashmë një tjetër lojtar është gati të lërë “gjigantët” e futbollit shqiptar.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin e krahut të majtë të fushës, Xhelil Asani, i cili këtë sezon është aktiviuaz në vetëm 3 sfida me “shkodranët” ose në total vetëm 124’ minuta, duke e shtyre “fantazistin” të largohet nga një prej klubeve të historike në Kategorinë Supeiore.
Mirëpo, pavarëisht dëshirës së madhe që duket se ka për t’u larguar, sërish Asani duhet që fillimst të zgjidhë kontratën 2-vjeçare, që ka me klubin e më pas t’i japë “lamtumirën” përfundimtare “Kuqebluve”. /abcnews.al