Nuk ka fitues në “Armando Maradona”, Napoli dhe Milani ndahen në barazim

Napoli dhe Milani kanë ndarë pikët pas një barazimi drithërues në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Seria A.

Pjesa e parë padyshim foli për kuqezinjtë e Piolit me protagonist Olivie Zhiru. Ai zhbllokoi sfidën në minutën e 22 dhe në të 31-ën dyfishoi shifrat. Falë sulmuesit francez, Milani i mbylli 45 minutat e para me avantazhine dyfishtë.

Ndërsa në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi, me Napolin që barazoi shifrat. I pari që shënoi për vendasit ishte Politano dhe në të 63-ën Raspadori riktheu baraspeshën falë një supergoli.

Pas këtij rezultati skuadrat mbesin në po të njëjtën renditje, por më nga 1 pikë më shumë.

NAPOLI 2-2 MILAN

50′ Politano, 63′ Raspadori/ 22′, 31′ Zhiru


Shtuar 29.10.2023 23:00

Tags: , ,