Nuk ishte titullar ndaj Nantes, Enrique për Mbappe: Ai s’ka asnjë problem

PSG-ja fitoi ndaj Nantes me shifrat 2-0, teksa në këtë takim nuk ishte nga minuta e parë Kylian Mbappe. Pas kësaj sfide trajneri, Luis Enrique është pyetur për këtë vendim.

Timonieri i kampionëve të Ligue 1 mohoi të ketë ndonjë problem me francezin, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Parisi.

“Mbappe? Mbape dhe unë shkojmë shumë mirë. Nuk ka asnjë problem.

Ndeshja? Të vish në këtë stadium, gjithmonë me një atmosferë të pabesueshme, dhe pas një ndeshjeje të vështirë të Champions League, gjithmonë bëhet shumë e ndërlikuar. Disa lojtarë ishin në gjendje të merrnin disa minuta”, ka theksuar Enrique. /newsport.al/


Shtuar 19.02.2024 13:01