Nuk ishte në prezantimin e fanellave të reja, shtohet edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e Ramos

Real Madrid prezantoi fanellat e reja por në setin fotografik të publikuar mungonte një nga figurat kryesore të skuadrës, Sergio Ramos.

Përfundimi i kontratës së mbrojtësit është çështje ditësh dhe fakti që ai nuk ka marrë pjesë në setin fotografik, “konfirmon” faktin se ai nuk do rinovojë dhe do largohet në verë.

Një lajm i vështirë për t’u përtypur për madrilenët, që pësojnë një largim të madh. Alaba pritet të zëvendësojë hapësirën e lënë bosh nga madrilenët.

Kujtojmë se i njëjti episod ndodhi edhe me Ronaldon në vitin 2018 kur ai u largua nga Real Madrid për te Juventus. Portugezi nuk ishte në reklamimin e fanellave të reja të atij sezoni.


Shtuar 1.06.2021 17:40