“Nuk ishte Messi”, Bojan tregon lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë te Barcelona

Bojan Krkic dikur konsiderohej lojtari i radhës i madh që do të dilte nga skuadra e famshme La Masia e Barcelonës.

Në moshën 17-vjeçare, Bojan hyri në ekipin e parë të Barcelonës, ku filloi të luante me lojtarët më të mëdhenj në botën e futbollit, më i madhi në atë kohë ishte Ronaldinho Gaucho, megjithëse edhe Lionel Messi ishte atje

Për Bojanin, Ronaldinho mbetet lojtari më i mirë që ka pasur ndonjëherë në skuadër, jo Messi.

“Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur nuk ishte Messi. Ishte Ronaldinho”, deklaroi Bojan në intervistën e tij.

“Messi luajti në një nivel të lartë për shumë vite, por Ronaldinho i kishte të gjitha. Sa herë që ai kishte topin, ekipi i besonte. Ai ishte një lider i vërtetë”, shtoi ai.

Bojan ishte me ekipin e parë të Barcelonës për katër vjet, midis viteve 2007 dhe 2011. Gjatë asaj periudhe, Bojan ishte shok skuadre me Ronaldinhon për një vit.

Messi u bë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës më herët se Bojan, në vitin 2005. Por, Bojan kaloi më shumë kohë në ekip me Messin sesa me Ronaldinhon. /Telegrafi/


Shtuar 5.06.2025 18:46