“Nuk është një dështim”, Allegri flet pas eliminimit nga Champions League

Juventusi u mposht ditën e djeshme nga Villarreal në “Allianz Stadium” në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16 të Champions me rezultatin 0-3, duke u eliminuar me herët nga ç’pritej nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube.

Pas ndeshjes, trajneri i “bardhezinjve” Massimiliano Allegri gjatë prononcimit për mediat nuk e ka quajtur dështim eliminimin e skuadrës së tij.

Të lidhura

None found

“Ka 10 skuadra në Evropë që janë në nivel më të mirë sesa Juventus. Nuk është turp, është realitet”, ka thënë Allegri.

“Nuk është e drejtë të thuhet se ky është një dështim”, shtoi trajneri italian. /albeu.com


Shtuar 17.03.2022 09:17