“Nuk e pashë kur luajta kundër tyre këtë lloj personaliteti kur i shkatërruam”, Pep ironizon ish-yjet e Man United

Pep Guardiola i është kundërpërgjigjur ashpër ish-yjeve të Manchester United, Patrice Evra dhe Dimitar Berbatov për kritikat e tyre ndaj tij dhe ekipit.

I pyetur se çfarë thonë rezultatet për ekipin e tij, Guardiola tha:

“I njëjti karakter dhe personalitet i skuadrës si ai kur humbëm në Madrid. Lojtarë si Berbatov dhe Evra nuk ishin aty. Kam luajtur kundër tyre dhe nuk kam parë një karakter të tillë tek ata kur e shkatërruam Unitedin në Champions League”, tha eksperti spanjoll, duke aluduar në faktin se të dy ishin në ekipin e United që u mund nga Barcelona e tij në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2011 në Ëembley (3-1).


Shtuar 14.05.2022 10:38