Nuk e humbi kurrë thjeshtësinë, ish-shoku i ekipit tregon historinë me Kante: Nuk e kishin ftuar kurrë në ditëlindje

Ngolo Kante është një nga futbollistët më të dashur, jo vetëm për suksesin në fushën e lojës dhe trofetë e arritur, por edhe për vështirësitë që ai ka kaluar në jetë.

Ish-shoku i skuadrës së Kante tek Caen, Felipe Saad, tregoi një rast mjaft prekës kur ishte duke festuar ditëlindjen, duke treguar përulësinë e madhe të mesfushorit të Chelsea-s, që pavarëisht trofeve të kaluar në duart e tij sërish nuk e humb thjeshtësinë.

“E ftova Ngolo Kante për tek ditëlindja ime. Ishte një festë e vogël. Papritur ai erdhi në restorant me një kuti çokollatash, shumë i turpëruar. Ai kërkoi faljen për dhuratën që kishte marë dhe na tregoi se nuk dinte çfarë të blinte pasi nuk ishte ftuar më parë në një ditëlindje.”- u shpreh Saad.


Shtuar 1.06.2021 15:29

Tags: ,