Nuk debutoi dot me Elbasanin, mesfushori transferohet te skuadra tjetër shqiptare

Eraldo Deda nuk është më lojtar i Elbasanit. Mesfushori shkodran është larguar nga elbasanasit, me të cilët nuk mundi dot të debutonte. E gjitha për shkak të një dëmtimi që detyroi 22-vjeçarin të qëndrojë larg fushave për disa muaj.

Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se karriera e tij do të vazhdojë në Kosovë te skuadra e Malishevës. Skuadra kosoavre beson te aftësitë e 22-vjeçarit, i cili tashmë do të synojë të jetë protagonist me Malishënvën.

Kujtojmë se Deda ka dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa në të kalaurën ka qenë pjese e Oriut në Kategorinë e Parë. Kalimi te Malisheva në kampionatin kosovar është eksperienca e parë për mesfsushorin jashtë futbollit shqiptarë. /newsport.al/


Shtuar 9.02.2024 13:01

Tags: