Notat e lojtarëve, Shqipëri 2-2 Kroaci: Strakosha yll te kuqezinjtë

Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.

Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramaric dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.

Sa i përket notave të skuadrave, Shqipëria mori notën mesatare prej 6.88, ndërsa Kroacia si skaudër kishte notën 7.24.

Lojtari më i mirë në ndeshje nga SofaScore doli të ishte portieri kuqezi Thomas Strakosha me notën 8.5.

Qazim Laçi me 7.8, Ylber Ramadani dhe Berat Gjimshiti me notat 7.1 po ashtu kishin paraqitje pozitive.

Te Kroacia më i dalluari ishte Andrej Kramaric me notën 8.1, ndërsa me paraqitje u vlerësuan edhe Mateo Kovacic dhe Luka Modric me notat 8.0.

Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një pikë pas dy ndeshjes dhe do të luftojë me shumë gjasë për pozitën e tretë, që mund të dërgojë tutje.

Notat e lojtarëve të Kroacisë dhe Shqipërisë:


Shtuar 19.06.2024 17:18