Një vit nga goli i parë me Kombëtaren, Mirlind Daku: Momenti i jetës time

Mirlind Daku nuk u ftua nga Sylvinho për dy ndeshjet e këtij muaji, duke qenë një nga mungesat e rëndësishme të kuqezinjve. Por pavarësisht kësaj, dita e sotme është shumë e rëndësishme për të.

1 vit më parë Mirlind Daku ka shënuar golin e parë me fanellën e Kombëtares. Një moment i paharruar për 26-vjeçarin, tek i cili është ngulitur thellë në mendjen e tij.

Golin e parë si kuqezi, Daku e shënoi ndaj Polonisë në fitoren 2-0 që mori Kombëtarja jonë në kualifikueset e Euro 2024. Në “Insta-Storyn” ka postuar një foto nga ky duel, ndërsa ka shkruar: “Një vit më parë, momenti i jetës time”.


Shtuar 10.09.2024 18:28