sport

Një nga tragjeditë më të mëdha në futboll, tifozët ndërruan jetë në duart e futbollistëve: Si nisi katastrofa në Indonezi

Indonezianët po kërkojnë përgjigje pasi një ndeshje futbolli mes dy klubeve rivale u shndërrua në një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e sportit.

Të shtunën mbrëma, mijëra tifozë nxituan të futeshin në fushë pasi ekipi i tyre humbi në shtëpi në stadiumin Kanjuruhan në Malaang. Policia u përgjigj duke hedhur gas lotsjellës.

Të lidhura

None found

Në panik për të shpëtuar, tifozët shkeleshin dhe shtypeshin për të dalë duke shkaktuar të paktën 125 viktima përfshirë edhe dhjetëra famijë.

“Disa tifozë vdiqën në krahët e lojtarëve që kishin ardhur për të brohoritur vetëm pak orë më parë”, zbuloi trajneri i skuadrës vendase Arema FC.

Autoritetet nisën të hënën një hetim, pas akuzave se policia reagoi ashpër. Të paktën 18 punonjës janë hetuar për veprimet e tyre në terren.

Por si nisi e gjithë kjo?

Shqetësimi kishte nisur që në fillim të ndeshjes, mes skuadrës Arema FC dhe kundërshtarëve të vjetër, Persebaya Surubaya, pasi edhe më parë mes tifozerive kishte pasur dhunë.

Për shkak të kësaj, u vendosën disa masa paraprake shtesë, duke përfshirë më shumë siguri  për masa parandaluese.

Po ashtu u ndaluan tifozët kundërshtarë në stadium,që do të thotë se stadiumi me rreth 42 njerëz  kishte vetëm tifozë vendas.

FA gjithashtu vendosi polici shtesë dhe gjatë gjithë pjesës së parë  gjithçka ishte e menaxhueshme.

“Gjithçka është si zakonisht, sa i përket sigurisë”, tha zonja Puspita, por dëshmitarë akularë e kanë kundërshtuar këtë gjë duke u thënë për BBC se ka pasur përleshje  gjatë 45 minutave të para me tensione që më pas u rritën në pjesën e dytë.

Kur gjyqtari bëri fishkëllimën e trefishtë, Arama kishte humbur 3-2.

Dhe pikërisht ky është momenti kur disa tifozë vrapuan në fushë, e gjithçka filloi të shpërthente.

Është ende e paqartë çfarë ndodhi më pas. Autoritet nuk janë të gatshëm të specifikojnë asnjë kronologji të asaj që ndodhi në fushë, shkruan BBC.

Ajo që dihet është se pas fishkëllimës së fundit, tifozët e Aremës janë zhvendosur në fushë,ku në mes ishin mbledhur futbollistët e skuadrës, ndërsa ekipi kundërshtar ishte shoqëruar në dhomat e zhveshjes nga policia.

Në një moment, policia filloi të hidhtë gazlotsjellës në turmën me mijëra vetë për t’i ndarë.

Dëshmitarët thonë se policia ishte brutale dhe përpos gazit, oficerët po rrihnin tifozët me shkopinj.

Gazi pati një efekt dërrmues duke shkaktuar një eksod masiv me tifozët që u larguan nga fusha duke u nisur drejt daljeve të ngushta të stadiumit, por me një turmë aq të madhe që përplaseshin me njëri-tjetrin dhe me të tjerë që vuanin nga gaz, u shkaktua një situatë e rëndë.

Numri i të vdekurve ende nuk është konfirmuar. Shumë tifozë po i nënshtrohet trajtimit dhe disa prej të plagosurve kanë pësuar dëmtime në tru./albeu.com

të fundit

Kurti: Discussions in the US focused on The Hague, missing persons and the Euro-Atlantic perspective

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar qëndroi në Shtetet e Bashkuara të…

38 seconds ago

Alina Hamba kurorëzon martesën me biznesmenin turk në një ceremoni madhështore në Waldorf Astoria

Ish-avokatja e Donald Trump dhe ish-avokatja në detyrë për New Jersey-n, Alina Hamba, është martuar me biznesmenin turk Turhan Mildon,…

1 minute ago

The 120th day of protests ends: “More tomorrow,” citizens call for the arrest of Rama and Balluku

Është mbyllur protesta e 120-të qytetare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë të diel në Tiranë, pas katër muajsh tubime të…

2 minutes ago

Tensions rise between Israel and Turkey as Netanyahu orders preparations for a case against Erdogan in The Hague

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një grup ministrash të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë izraelitë të nisin përgatitjen e…

2 minutes ago

Gerti Shella: Vlora Hyseni asked to leave by resigning, but her request was not accepted

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, eksperti i gjyqësorit Gerti Shella komentoi masën e arrestit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH,…

3 minutes ago

Aleksandar Vučić resigns as president of Serbia, leaves Serbs a parting message: Never give up on Kosovo!

Aleksandër Vuçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, duke i hapur rrugë përfshirjes së tij në garën…

3 minutes ago