“Një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit”, Villa: Nuk kishte dyshime që Lewandowski do të bënte mirë

Robert Lewandowski është një nga lojtarët më të mirë në këtë fillim sezoni dhe vazhdon të marrë lëvdata për paraqitjen e tij të shkëlqyer me Barcelonën.

I fundit që foli për polakun ishte David Villa, një ish-sulmuesi Barcës, i  cili për “El Larguero” nuk ngurroi të vlerësonte kontributin e madh të sulmuesit.

“Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit. Përshtatja është gjithmonë e detyrueshme, por në këtë rast një futbollist me talentin e Robert Lewandowski mund të luajë për çdo klub dhe në çdo ligë. Ai ka aq shumë talent, cilësi dhe përvojë sa  nuk kishte dyshime, pavarësisht se sa zgjati procesi i adaptimit, se ai do të bënte shumë mirë”, tha Villa për Lewandowski ./albeu.com


Shtuar 22.09.2022 09:55