Sjellje e dyshimtë. Kylian Mbappe nuk ka bërë asnjë asistim për Leo Messin apo Neymar këtë sezon.
Messi, nga ana e tij, tashmë ka asistuar Mbappe 5 herë dhe Neymar 3 herë. Braziliani gjithashtu jep asistime në mënyrë aktive, shkruan albeu.com.
Mbappe është kritikuar shumë për paraqitjen e tij egoiste në fillim të këtij sezoni. Francezi shpesh injoron Messin dhe Neymarin, pavarësisht se ata janë në pozita më të mira.
23-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 0 asistime për PSG-në këtë sezon. G.D /albeu.com/