Pas pak, në orën 20:00, Maroku do të kërkojë të bëjë mrekullinë përballë Francës, ku në lojë është një biletë e vetme për finalen e madhe e së dielës, më 18 dhjetor.
Për mikrofonat e “MARCA”, Sofyan Amrabat ka thënë se ka respekt për Mbappe, por nuk ka aspak frikë.
“Ai është një lojtar i madh, por ne nuk kemi frikë prej tij. Franca gjithashtu ka lojtarë të tjerë shumë të mirë dhe kam respekt. Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë, por ai nuk na tremb”, është shprehur ai./ h.ll/albeu.com