Nis operacioni “fshesa” te Milani, Igli Tare i tregon “derën” lojtarit serb

Tashmë me Igli Taren si drejtor sportiv dhe Max Allegrin trajner, në kampin e Milanit do të ketë ndryshime në organikën e ekipit. Një prej të larguarve të sigurt është edhe Luka Jovic.

Dopieta në Kupën e Italisë në derbi ndaj Interit, nuk e “shpëton” dot sulmuesin serb. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë nuk e kanë ushtruar opsionin e rinovimit të Luka Jovicit.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të sulmuesit serb nga Milano. Pas dy vitesh tek kuqezinjtë, Luka Jovic tashmë duhet të kërkojë për një skuadër tjetër. Milani e bleu Jovicin verën e vitit 2023 nga Fiorentina për 500 mijë euro.


Shtuar 21.06.2025 15:54