Ngatërroi Rrocën me Abazajn, pezullohet arbitri turk

Një karton i kuq për Eduard Rrocën, menjëherë pas të verdhit, krijoi irritimin e Istanbulsporit. Në shkurt, kryesori pretendoi që ishte i dyti i verdhë për Rrocën. Po çfarë kishte ndodhur?

Kristal Abazaj u ndëshkua në fillim të pjesës së dytë me të verdhe dhe në fund të ndeshjes, kryesori e ngatërroi me Rrocën duke e nxjerrë nga fusha këtë të fundit me pretendimin se ishte i verdhi i dytë.

Istanbulspori bëri një kërkesë në federatë, por ajo me shumicë votash u rrëzua me arsyetimin se nuk kishte pasur një shkelje nga kryesori. Mirëpo, në Turqi është raportuar se arbitri Turgut Doman është pezulluar për 70 ditë, për ngatërresën që ka bërë më 20 shkurt, në ndeshjen mes Istanbulsporit dhe Samsunsporit.

 


Shtuar 1.05.2021 13:18