Categories: sport

Nga Super Bowl te Botërori 2026, rrëfimi i stadiumit më të kushtueshëm të ndërtuar ndonjëherë

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës zbret sonte në fushë për ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, ku përballë do të ketë Zvicrën në një prej stadiumeve më imponuese të këtij edicioni.

Kjo ndeshje luhet në ‘SoFi Stadium’, arenë e vendosur në Inglewood, afër Los Angelesit.

Të lidhura

None found

Gjatë Botërorit 2026, impianti po përdoret me emrin “Los Angeles Stadium” dhe bën pjesë te stadiumet që do të presin numrin më të madh të takimeve, me tetë ndeshje të planifikuara në qershor dhe korrik.

Bosnja dhe Hercegovina e hapi turneun me barazim përballë Kanadasë dhe ka një pikë, po aq sa Zvicra, që edhe ajo ndau pikët me Katarin në ndeshjen e parë.

Pikërisht për këtë, sfida e sotme shihet si vendimtare në luftën për kualifikim.

Në përdorimin e tij të zakonshëm, stadiumi është shtëpia e dy skuadrave të NFL-së, Los Angeles Rams dhe Los Angeles Chargers, por njëkohësisht shërben edhe për koncerte e ngjarje të mëdha sportive.

Edhe pse identifikohet gjerësisht si stadium i Los Angelesit, administrativisht ai gjendet në qytetin e Inglewoodit.

Për nevojat e organizimit të Botërorit, stadiumi kaloi disa përshtatje të rëndësishme, ku ndryshimi më i dukshëm ishte heqja e terrenit artificial dhe vendosja e barit natyral, sipas kërkesave të FIFA-s.

Si rezultat i këtij procesi, niveli i sipërfaqes së lojës është ngritur ndjeshëm në krahasim me konfigurimin e zakonshëm të arenës.

Kapaciteti i stadiumit i kalon 70 mijë ulëset dhe pritet që Bosnja dhe Hercegovina të ketë përkrahje të madhe nga tifozët në tribuna.

‘SoFi Stadium’ konsiderohet një nga arenat më prestigjioze në botë. Në vitin 2022 ai priti finalen e Super Bowl LVI, ndërsa në vitin 2023 u shndërrua në skenën e eventit madhor të WWE-së, WrestleMania.

Ky stadium do të jetë mikpritës edhe i Super Bowl LXI në vitin 2027.

Roli i këtij kompleksi do të marrë edhe më shumë peshë në vitin 2028, kur do të jetë vendi ku mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Los Angeles 2028, si dhe do të transformohet në qendrën më të madhe olimpike të notit në historinë e Lojërave.

Ndërtimi i stadiumit nisi në vitin 2016 dhe përfundoi në vitin 2020, me një kosto prej rreth 6 miliardë dollarësh, çka e bën atë stadiumin më të shtrenjtë të ndërtuar ndonjëherë në botë.

të fundit

Kukësi reagon pas disfatës dhe zyrtarizon ish-sulmuesin e Superiores

Aldi GjumsiAldi Gjumsi është zyrtarisht lojtari i Kukësit [...]Read More...

1 minute ago

Kremlin warns: New US sanctions hinder peace efforts

Kremlini ka paralajmëruar se miratimi i sanksioneve të reja ekonomike kundër Rusisë nga ana e Shteteve të Bashkuara do të…

2 minutes ago

Greek police continue search amid suspicions Alket Rizai may have entered Albania

Alket Rizai mungon për të katërtën herë brenda 24 orëve, pasi nuk është kthyer në burgun e Domokos pas përfundimit…

2 minutes ago

New health minister vows in Parliament: Either I bring in the PET scanner or I will resign!

Ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e ka nisur punën e saj me një premtim, që të sjellë në…

3 minutes ago

Kryemadhi advises protesters outside SPAK: Get organized, but not along party lines

Pas përfundimit të seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi, u ndal për të zhvilluar një bisedë me protestuesit e mbledhur përpara…

3 minutes ago

Tirana Court releases protesters detained after Monday’s rally

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë. Trupa gjykuese…

4 minutes ago