sport

Foda flet për ndeshjen me Hungarinë: Ndeshje e vështirë, por mezi presim të luajmë në stadiumin e stërmbushur

Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj përballë Hungarisë të martën mbrëma.

Trajneri gjerman i Kosovës duke thënë se mezi presin përballjen me Hungarinë në stadiumin Puskas Arena që pritet të jetë i stërmbushur.

Të lidhura

None found

“Jemi duke u përgatitur për një ndeshje mjaft të rëndësishme. Kemi fituar ndaj Armenisë me epërsi minimale, por ka mundur të jetë fitore më e thellë. Megjithatë shënuam fitore, ndërsa tani na pret një ndeshje tjetër e rëndësishme. Mezi presim të paraqitemi në ndeshjen kundër Hungarisë në një stadium që pritet të jetë i mbushur”, tha fillimisht Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se nuk do të jetë e lehtë pasi përballë kanë një përfaqësuese shumë të fortë, por që ai ka besim te grupi i tij dhe do të paraqiten mirë.

“Nuk do të jetë e lehtë, luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë, kemi skuadër që ka aftësi teknike”.

“Por do të jetë e vështirë përballja ndaj Hungarisë që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë”.

“Ndeshja me Hungarinë ishte aranzhuar para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne kemi besim dhe do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, tha Foda. /Telegrafi/

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

3 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

17 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

20 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

48 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago