Categories: Uncategorized

Përballë Berishës Ronaldo do të luajë ndeshjen e 1000

Cristiano Ronaldo e ka kthyer në ritual thyerjen e rekordeve.

“Ylli” portugez po udhëheq një Juventus në vështirësi në planin e lojës, por 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, para se të përqendrohet te Champions League, për të provuar që ta fitojë si bardhezi, do të arrijë një rekord që e kanë festuar shumë pak kampionë të futbollit: 1000 ndeshje si profesionist në një stadium që do ta admirojë për herë të parë për se gjalli “Paolo Mazza” i Ferrarës, në SPAL-Juventus.

Të lidhura

None found

Mes shumë futbollistëve që kanë arritur 1000 takime në karrierë si profesionistë flasim për emra të mëdhenj si: Maldini, Seedorf, Roberto Carlos… Cristiano Ronaldo rezulton të jetë më “i shpejti”, duke e kaluar këtë prag në 18 sezone.

Kjo tregon për profesionalizimin dhe kujdesin e veçantë për trupin, deri në të qenit maniak, gjatë gjithë karrierës së tij.

Nga viti 2002 deri më sot, Cristiano Ronaldo ka luajtur 835 ndeshje zyrtare në nivel klubesh dhe 164 me përfaqësuesen e Portugalisë (ka fituar Europianin e fundit).

Është golashënuesi më i mirë i luzitanëve në histori me 99 finalizime.

Objektivi i tij është të bëhet lojtari i dytë në histori që shënon më shumë në nivel përfaqësuesesh (rekordin e mban Ali Daei i Iranit).

Në total, me klubet dhe përfaqësuesen, ka shënuar 724 herë me një mesatare prej 0.72 gola për ndeshje.

Skuadra —– Ndeshje —– Gola

Sporting B. —– 2 —— 0

Sporting CP —— 31 —— 5

Manchester Utd —– 292 —– 118

Real Madrid —— 438 —- 450

Juventus —– 72 —– 52

Portugali —— 164 —— 99

Totali —— 999 —– 724

të fundit

Familja e Haki Imerit akuza ndaj LDK-së: Udhëheqja aktuale u shërben klaneve paramilitare, jo qytetarëve

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë publike, duke akuzuar udhëheqjen aktuale të LDK-së se është shkëputur…

3 minutes ago

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet/ Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë, vlerësojnë se projektligji për ndryshimin e mënyrës së taksimit të pasurive të…

8 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme, zbuloni si do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke favorizuar mot të kthjellët në…

15 minutes ago

EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë, u qëllua teksa po hynte në shtëpi

Pak pas mesnate, një vrasje është regjistruar në fshatin Bërxullë të Vorës. Viktimë ka mbetur 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula, i…

22 minutes ago

Horoscope for July 12, 2026 / Discover the stars’ forecast for your sign

Dashi Kalimi i Hënës në Akrep sjell emocione të forta dhe ndjesi të thella, sidomos në mbrëmje. Është koha për…

23 minutes ago

Horoskopi 12 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Kalimi i Hënës në Akrep sjell emocione të forta dhe ndjesi të thella, sidomos në mbrëmje. Është koha për…

25 minutes ago