Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit, sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Polonia. “Të gjelbrit” duket se po e shqyrtojnë seriozisht tregun polak, me Shehun që spikat si një nga lojtarët që po ndiqen nga afër.
Siç raportohet, interesi për mesfushorin shqiptar, nuk kufizohet vetëm te Panathinaikos, pasi në garë janë gjithashtu klube nga MLS-ja, si edhe Valencia.
Megjithatë, skuadra greke po e vlerëson me shumë kujdes rastin e tij, me synimin për të forcuar repartin e mesfushës. 27-vjeçari po zhvillon një sezon të shkëlqyer, me pesë gola dhe katër asistime në 20 paraqitje me polakët e Vizdev.
Një rol të rëndësishëm në këtë çështje luan edhe një detaj i kontratës së tij, pasi ajo përfshin një klauzolë lirimi që vlen vetëm për disa kampionate të nivelit të lartë. Paralelisht, Valencia nuk duket e gatshme të përmbushë kërkesat financiare për transferimin e tij, gjë që mund t’i japë Panathinaikosit një avantazh në garën për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
