Pas shtatë vitesh, Kylian Mbappe po përgatitet të largohet nga Parisi për t’u transferuar te Real Madrid.
“Le Parisien” tregohet i bindur dhe thekson se Mbappe e ka marrë vendimin përfundimtar dhe se në fund të sezonit do të jetë një lojtar i Real Madrid.
Drejtuesit e klubit francez janë të vetëdijshëm për këtë dhe sipas mediumit në fjalë, ata nuk kanë mundur të bindin Mbappe të qëndrojë.
Ai do të qëndrojë te PSG deri në fund të sezonit ku do të përpiqet t’i udhëheqë drejt fitores në Champions League, dhe më pas të jetë përfundimisht një lojtar “Los Blancos”. /abcnews.al