Nga ëndrra e Botërorit te rituali para ndeshjes, Broja: Ja kë telefonava mbas triumfit me Serbinë

Armando Broja gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Kombëtares, në triumfin 4 me 2 që kuqezinjtë arritën në miqësoren ndaj Jordanisë. Gjithashtu ylli i sulmit kuqezi asistoi edhe për golin e katërt të shënuar nga Bajrami. Në prononcimin e shkurtër të dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, sulmuesi u shpreh:

“Mbas ndeshjes në Serbi telefonova mamin dhe të dashurën. Nuk kam ritual si lojtarët e tjerë, kam qejf të dëgjoj muzikë dhe jam gati për ndeshjen. E kemi filluar shumë mirë, me përqëndrim, me këmbën e djathtë dhe po vazhdojmë kështu”, deklaroi Broja.


Shtuar 14.10.2025 21:48